Ndërlidhjet

Tiranë: Ratifikohet marrëveshja me Hagën


Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish - Jugosllavinë, nënshkruar në 19 shtator mes ambasadorit shqiptar në Holandë dhe Sekretarit të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi Hans Holthaus.

Nenet e marrëveshjes i hapin rrugë kërkesës së shtetit shqiptar ndaj tribunalit të Hagës, që kriminelët e luftës në ish Jugosllavi të vuajnë dënimin në burgjet shqiptare.

Sipas komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme dhe Çështjeve ligjore, kjo marëveshje shpreh vullnetin e shtetit shqiptar për mbështetje të misionit të Gjykatës dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

16 vende të BE e kanë nënshkruar Marëveshjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Hagës

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG