Ndërlidhjet

Kongo: Rebelët e ushtria kanë bërë krime lufte


Kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kongo ka akuzuar rebelët dhe forcat pro qeveritare për krime lufte.

Alan Doss tha se janë vrarë civilë dhe "kanë ndodhur shkelje serioze të të drejtave të njeriut" në qytetin Kivanja në lindje të vendit.

Forcat rebele po luftojnë me trupat qeveritare në lindje të Kongos që në muajin gusht. Qeveria kongoleze ka akuzuar paqeruajtësit e OKB-së se kanë dështuar në mbrojtjen e civilëve.
XS
SM
MD
LG