Ndërlidhjet

Obama, jo tërësisht i angazhuar për planet raketore


Një nga këshilltarët kryesor të presidentit të sapozgjedhur amerikan mohoi se Obama është plotësisht i angazhuar rreth planit për ndërtimin e një pjese të mbrojtjes raketore në Evropën Lindore.

Pohimet e Dennis McDonough erdhën pas deklaratës nga zyra e presidentit polak sipas së cilës Obama i kishte thënë presidentit polak se ai ishte plotësisht i angazhuar për planin e mbrojtjes raketore.

McDonough tha për agjencinë Reuters se presidenti polak ngriti çështjen e mbrojtjes raketore, por "presidenti i sapozgjedhur Obama nuk bëri asnjë premtim rreth planit".

Më tej ai shtoi se qëndrimi i Obamës mbetet i njëjtë si gjatë fushatës se "mbështet vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore kur tekonologjia të dëshmojë se funksionon".

Uashingtoni ka nënshkruar marrëveshjet me Çekinë dhe Poloninë për vendosjen e mbrojtjes raketore. Rusia vazhdon ta kundërshtojë planin, madje ka kërcënuar me vendosjen e raketave me rreze të mesme në enklavën e Kaliningradit.
XS
SM
MD
LG