Ndërlidhjet

Irani mbyll javoren reformiste


Irani raportohet ta ketë mbyllur një të përjavshme reformiste, e cila ka kritikuar shpesh politikat konservatore të presidentit Mahmud Ahemdinejad.

Gazeta Kargozaran tha se Bordi Mbikëqyrës i Shtypit i ka dërguar një letër të përjavshmes Sharvand-e Emrouz për ta njoftuar zyrtarisht me vendimin për mbyllje.

Raporti thotë se ndalesa bëhet për shkak të përmbajtjes, që është në kundërshtim me "përkushtimin e bërë më herët nga botuesi".

Kargozaran nuk ka dhënë detaje tjera.
XS
SM
MD
LG