Komisioni Evropian tha se Bashkimi Evropian do t'i vazhdojë bisedimet e partneritetit me Rusinë.
Bisedimet BE-Rusi ishin ngrirë pas invazionit ushtarak të Rusisë në Gjeorgji në muajin gusht.
Sot në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, presidenca franceze tha se pothuaj të gjithë vendet anëtare u dakorduan që Brukseli t'i rifillojë bisedimet për një marrëveshje të re partneritet strategjik, por data ende nuk është caktuar.
Komisionerja për Marrëdhënie të jashtme, Benita Ferrero-Waldner tha se hapi nuk është "dhuratë" për Rusinë, dhe se BE-ja nuk e ka ndryshuar "qëndrimin e palëkundur" se aksionet e Rusisë në Gjeorgji ishin të papranueshme.
"E dimë se raportet janë të thella dhe komplekse. Kemi një ndërvarësi, por në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që të modernizohet kjo marrëveshje, për shembull mbi bazat e sigurisë së energjisë. Është tejet me rëndësi që të ecet përpara, prandaj mendojmë se është në interes të Bashkimit Evropian që të veprohet kështu", tha Ferrero-Waldner.
Më herët, Lituania konfirmoi se mbetet kundërshtare e fillimit të bisedimeve, por komisioni ka mandat t'i vazhdojë bisedimet dhe nuk i nevoitet mbështetja e të gjitha 27 vendeve anëtare.