Ndërlidhjet

Obama viziton Shtëpinë e Bardhë


Presidenti i zgjedhur Barack Obama ndodhet në Shtëpinë e Bardhë në vizitën e tij të parë në Zyrën Ovale.

Obamën dhe gruan e tij, Michelle, i pritën presidenti George Bush dhe Zonja e Parë, Laura Bush.

Bush dhe Obama do të zhvillojnë bisedime private mbi çështjet si kriza ekonomike dhe luftërat në Irak dhe Afganistan.

Takimi i tij me presidentin Bush është biseda e tyre e parë nga zgjedhjet presidenciale.

Dje, njeriu, i cili merret me përgatitjet e Obamës për Shtëpinë e Bardhë tha se presidenti i zgjedhur do të përdorë pushtetin ekzekutiv për të bërë ndryshime të shpejta kur ta marrë zyrën në janar.

John Podesta tha se Obama se mund të kthejë mbrapshtë ndalesën e presidentit Bush për hulumtim të qelizave embrionale dhe të eksplorimit të naftës.
XS
SM
MD
LG