Ndërlidhjet

NASA humb kontakin me anijen kozmike në Mars


Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, njofton se nuk mund të komunikojë me anijen kozmike pa pilot që ka dërguar në planetin Mars.

Anija u ul në shkretëtirën e ngrirë të planetit të kuq në maj të këtij viti dhe filloi kërkimet për shenja uji. Në muajin tetor, anija në fjalë e kishte tejkaluar jetëgjatësinë e parshikuar për të dhe po vazhdonte mbledhjen e të dhënave.

Komunikimi u ndërpre në 2 nëntorin e kaluar.

Mendohet se planeti Mars është planeti që më së shumti i ngjason Tokës sonë në një fazë të hershme të zhvillimit të jetës.
XS
SM
MD
LG