Ndërlidhjet

Rusia refuzon propozimin raketor amerikan


Rusia raportohet të ketë refuzuar propozimet e SHBA-së mbi sistemin mbrojtës raketor të Uashingtonit në Evropë.

Uashingtoni i ka dorëzuar propozimit me qëllim që të zbusë shqetësimet e Russië se sistemi do të kërcënojë sigurinë e saj kombëtare.

Agjencia e lajmeve Itar Tass ka cituar një burim të paidentifikuar të Kremlinit të ketë thënë se Rusia konsideron propozimin e SHBA-së si të "pamjaftueshëm".

Presidenti rus Dmitry Medvedev tha javën e kaluar se ai planifikon që të vendosë një sistem raketor afër Polonisë si kundërpërgjigje ndaj planit amerikan që të vendosë sistemin mbrojtës raketor në Poloni dhe Çeki.

Refuzimi i propozimeve të Uashingtonit vjen në të njëjtën ditë kur William Burns, personi i tretë më i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ishte në Moskë për të biseduar me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov.

Burns është zyrtari më i lartë amerikan që e viziton Rusinë, që nga lufta e gushtit mes Rusisë dhe aleatës amerikane Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG