Ndërlidhjet

Miliband viziton Sirinë


Sekretari i jashtëm britanik David Miliband do vizitojë javën e ardhshme Sirinë në përpjekje për të pëmirësuar marrëdhëniet.

Miliband ka përshëndetur atë që e ka quajtur "qasje e re" nga Damasku, që sipas tij do i ndihmojë stabilizimit të rajonit.

Ai theksoi reduktimin e luftëtarëve të huaj dhe armëve të futura në Irak në 16 muajt e fundit.

Vizita e tij është e fundit nga një seri e fillimit të bisedimeve mes Sirisë dhe vendeve evropiane, posaçërisht Francës dhe Britanisë, të cilat po synojnë të japin fund relacioneve të dëmtuara me perëndimin për shkak të përkrahjes, që ajo i jep Iranit.
XS
SM
MD
LG