Ndërlidhjet

Talin: Takimi NATO-Ukrainë


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s takohen sot në kryeqytetin e Estonisë, Talin, në takimin joformal për konsultime me Ukrainën.

Takimi synon të ndihmojë Ukrainën të përgatitet për anëtarësim eventual në NATO dhe është i gjashti i këtij lloji prej vitit 2002.

Ndër pjesëmarrësit janë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Yuri Yekhanurov, dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.

Dje, Gates tha se Rusia nuk do të duhej të ndihet e kërcënuar nga dëshira e ish-republikave sovjetike për të farkuar lidhje më të ngushta me Perëndimin.
XS
SM
MD
LG