Ndërlidhjet

Hamasi i gatshëm t'i rikthehet bisedimeve


Lëvizja islamike Hamas tha se është e gatshme të fillojë bisedimet për pajtim nëse presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas liron 600 aktivistët e burgosur të Hamasit.

Fraksionet palestineze duhej të takoheshin në Kajro të Egjiptit, në përpjekje për të zvogëluar dallimet mes Hamasit dhe Fatahut, dy grupimet kryesore palestineze.

Hamasi aktualisht kontrollon Rripin e Gazës derisa Fatahu ka nën kontroll Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG