Ndërlidhjet

Bush: Mbrojtëm myslimanët në Kosovë, Afganistan e Irak


Liria fetare është bazë e një shoqërie të shëndetshme, tha presidenti amerikan George Bush. Duke iu drejtuar konferencës që po mbahet në Kombet e Bashkuara për dialogun ndërfetar, Bush ka mbrojtur politikat e administratës së tij lidhur me popullsitë myslimane.

"Vendi ynë ka ndihmuar në mbrojtjen e e lirive fetare të të tjerëve, duke filluar nga çlirimi i kampeve të përqëndrimit në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore e duke vazhduar me mbrojtjen e myslimanëve në vende si Kosova, Afganistani dhe Iraku", tha presidenti Bush.

Ai shtoi se "nuk jemi të frikësuar të qëndrojmë bri disidentëve fetarë dhe besimtarëve që praktikojnë fenë e tyre edhe kur një gjë e tillë nuk është e mirëpritur".
XS
SM
MD
LG