Ndërlidhjet

BE i rifillon bisedimet e partneritetit me Rusinë


Kryetari i Komisionit Evropian tha se Bashkimi Evropian do t'i rifillojë bisedimet e partneritetit me Rusinë që u pezulluan për shkak të luftës në Gjeorgji.

Jose Manuel Barroso e bëri këtë deklaratë në fund të samitit BE-Rusi në qytetin francez Nisë, në të cilin mori pjesë edhe presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Barroso tha se bisedimet, të cilat u pezulluan me 1 shtator pas invazionit të Rusisë në Gjeorgji, janë të nevojshme për të rritur stabilitetin në Evropë.

Në mbyllje të samitit, presidenti i Francës Nicolas Sarkozy tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të përmbahen nga vendosja e çdo sistemi të ri armatimi në Evropë përpara samitit të Bashkimit Evropian dhe Amerikës Veriore në qershor apo korrik, 2009.

"I bëra me dije presidentit Medvedev se sa të shqetësuar jemi për këtë deklaratë, dhe sa e rëndësishme është që të mos vendosen raketat në cilëndo enklavë përpara se të diskutohenn rrethanat e reja gjeopolitike të sigurisë panevropiane", tha Sarkozy.

Rusia vazhdimisht i ka kundërshtuar planet amerikane për vendosjen e sistemit të mburojës antiraketore në Poloni dhe Çeki.

Më 5 nëntor, Medvedev u kërcënua se Rusia mund t'i stacionojë raketat e saj në enklavën Baltike të Kaliningradit, pranë kufirit me Poloninë dhe Lituaninë.

XS
SM
MD
LG