Ish presidenti i Polonisë, Lech Valensa e ka akuzuar presidentin e Francës Nicolas Sarkozy se i mundësoi edhe një fitore Rusisë, kur në Nisë i kritikoi planet për vendosjen e sistemit të mburojës antiraketore amerikane në Poloni dhe Çeki.
Dje në samitin Bashkimi Evropian-Rusi, Sarkozy tha se sistemi i mburojës antiraketore nuk do t'i ndihmojë sigurisë në Evropë.
Sarkozy ka bërë "gabim teknik sepse për deklaratat e këtij lloji duhen konsultuar të gjithë anëtarët e BE-së", ka thënë Valensa.
Dje zëvendëskryeministri i Çekisë Aleksandr Vondra tha se Sarkozy nuk ka mandat të bisedojë me Rusinë për mbrojtjen anti-raketore amerikane në Evropën Lindore.