Ndërlidhjet

Irak: 10 të vdekur nga automjeti bombë


Policia irakiane tha se 10 njerëz e kanë humbur jetën dhe të paktën 20 janë plagosur nga shpërthimi i një automjeti bombë në qytetin verior të Irakut, Tal Afar.

Bilancin e të vdekurve e konfirmoi edhe ushtria amerikane, e cila tha se automjetin bombë e aktivizoi një sulmues vetëvrasës.

Tal Afar ndodhet afër qytetit Mosul, dhe kohëve të fundit ka qenë arenë shpërthimesh.
XS
SM
MD
LG