Ndërlidhjet

Çekia, Polonia kritikojnë presidentin francez


Polonia dhe Çekia i kanë hedhur poshtë thirrjet e presidentit të Francës Nicolas Sarkozy drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që t'i ndalin planet për vendosjen e sistemeve antiraketore në Evropën Lindore.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk u tha gazetarëve se mendimi i Sarkozy-t "nuk do të ketë ndikim" në planet, ndërsa zëvendëskryeministri i Çekisë, Aleksandr Vondra tha se ishte i befasuar nga komentet e Sarkozyt, sepse si kryesuese e radhës e BE-së, Franca nuk ka mandat të flasë për këto çështje.

Në përgjigje të planeve amerikane për instalimin e sistemit të radarit në Çeki dhe 10 raketave interceptore në Poloni, Moska ka thënë se ajo do të vendosë raketa në Kaliningrad, enklavë ruse në Baltik afër Polonisë dhe Lituanisë.
XS
SM
MD
LG