Ndërlidhjet

Brammertz po qëndron në Beograd


Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës Serge Brammertz po qëndron në Beograd. Ai do të vlerësojë përpjekjet e Serbisë për kapjen e të kërkuarit për krime lufte Ratko Mladiç. Autoritetet e atjeshme i kanë thënë kryeprokurorit të Hagës se nuk janë në dijeni se ku fshihet Ratko Mladiç. Raporti i Brammertz në Kombet e Bashkuara për bashkëpunimin e Serbisë me Tribualin e Hagës është faktor kyç në afrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian. Zyrari i qeverisë për bashkëpunim me tribunalin e Hagës, Rasim Lajiq ka deklaruar se Brammertz mesiguri nuk do të paraqes raport pozitiv, pasi Mlladiq ende nuk është dërguar në Hagë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG