Greqia është e gatshme të përballet me Maqedoninë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas ankesës së Shkupit. "Greqia do shkojë para Gjykatës Ndërkombëtare me vetëbesim dhe vendosmëri nisur nga plotëria dhe qartësia e argumenteve të saja" tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Greqisë.
Maqedonia e ka dërguar Greqinë para GJND-së duke akuzuar se ka shkelur nenin 11 të një marrëveshje të arritur më 1995.