Ndërlidhjet

Piratët somalezë rrëmbejnë edhe një anije


Marina amerikane bën të ditur se një transportues nafte nga Arabia Saudite është rrëmbyer nga piratët në bregdetin e Somalisë.

Anija "Sirius Star" është tre herë më e madhe sesa anijet aeroplanmbajtëse dhe transporton 2 milionë fuqi nafte me një vlerë prej 100 milionë dollarësh.

"Piratët janë shumë të përgatitur në atë që bëjnë. Janë mirë të armatosur, taktikisht të përgatitur dhe është shumë e veshtirë të nxirren nga anija në momentin që kanë hyrë, pasi ata marrin pengje", ka thënë admirali Majk Mullen, shef i shtabit të ushtrisë amerikane.

Gjatë këtij viti piratët somalezë kanë rrëmbyer mbi 90 anije.
XS
SM
MD
LG