Ndërlidhjet

FMN: 2.1 miliardë $ hua për Islandën


Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar 2.1 miliardë dollarë hua, për të ndihmuar Islandën në rimëkëmbjen e sistemit të saj bankar pas kolapsit që pësoi në tetor.

Në njoftim, FMN-ja thotë se huaja ka për qëllim të ndihmojë Islandën në atë që Fondi e quan "krizë bankare me përmasa të jashtëzakonshme".

FMN-ja bën të ditur se tri bankat më të mëdha në Islandë ranë në kolaps në më pak se një javë.

Islanda është vendi i parë evropian që merr hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që prejse Britania veproi kësisoj para më se 30 vjetësh.
XS
SM
MD
LG