Ndërlidhjet

SHBA: Ndihmë për industrinë e makinave


Senatorët amerikanë të të dyja partive kanë arritur marrëveshje në mbështetje të industrisë së makinave.

Senatorë republikanë e demokratë nga Miçigeni, shteti ku gjendet pjesa kryesore e industrisë së makinave, si dhe nga Misuri dhe Ohajo do t'i bëjnë publike detajet e marrëveshjes financiare gjatë ditës.

Presidenti i zgjedhur Obama prej javësh ka bërë përparësi të tij paketën e ndihmës financiare për industrinë e makinave.
XS
SM
MD
LG