Ndërlidhjet

Berlini refuzon të komentojë arrestimet në Kosovë


Berlini ka refuzuar të komentojë arrestimin e tre shtetasve gjermanë në Kosovë për ndërlidhjen e tyre me sulmin në Zyrën Civile Ndërkombëtare në Prishtinë.

Agjencia DPA transmeton se zëdhënësi i qeverisë gjermane ka mohuar të komentojë njoftimet për involvimin e mundshëm të shërbimit sekret gjerman (BND), dhe tha se duhen pritur hetimet.

Sidoqoftë, zëdhënësi tha se nëqoftëse hetimet tregojnë se dikush nga të arrestuarit është i punësuar i BND-së, atëherë çështja do t'i referohet komitetit parlamentar për mbyikqyrjen e shërbimeve sekrete.
XS
SM
MD
LG