Ndërlidhjet

Obama: Plan për 2.5 milionë vende të reja pune


Presidenti i zgjedhur amerikan Barack Obama tha sot se i ka urdhëruar ekipit të tij ekonomik që të hartojë një plan për rimëkëmbjen ekonomike, i cili do të krijonte 2.5 milionë vende të reja pune gjatë dy viteve të ardhshme.

Në komentet e tij në fjalimin e përjavshëm të partisë Demokratike, Obama tha se nëse nuk ndërmerren aksione të guximshme, ekonomia amerikane mund të humbë miliona vende pune në vitet e ardhshme pasi humbi 1.2 milionë vende pune vetëm këtë vit.

Të premten, aksionet në bursat amerikane shënuan rritje pas raporteve të mediave se Obama ka zgjedhur Timothy Geithner, kreun e Bordit të Rezervave Federale të Nju Jorkut, për postin e Sekretarit të Thesarit.

Geithner ka bashkëpunuar ngushtë me sekretarin aktual të Thesarit, Henry Poalson, në hartimin e përgjigjes ndaj krizës globale finansiare.

Indeksi industrial Dow Jones e përmbylli ditën me një rritje prej afro 500 pikësh.
XS
SM
MD
LG