Ndërlidhjet

Luftanije amerikane viziton Gjeorgjinë


Një luftanije amerikane mbërriti në portin gjeorgjian Batumi, në atë që ambasada amerikane e quajti vizitë rutinë.

USS Barry është e fundit në radhën e luftanijeve amerikane që vizitojnë Gjeorgjinë prej luftës së gushtit me Rusinë.

Ambasada e SHBA-ve tha se luftanija nuk mban ndihma humanitare, dhe se ekuipazhi do të marrë pjesë në "projektet për marrëdhëniet sociale dhe komunitare".
XS
SM
MD
LG