Ndërlidhjet

Haradinaj: Qeveria nuk ka vizion


Lideri i partisë opozitare Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar serish sot kritika ne drejtim të qeverinë aktuale për mungesë të vizionit për t'i zgjedhur problemet për dalje nga situata aktuale politike, pas propozimit të planit gjashtëpikësh.

"Kosova nuk është në gjendje të mirë. Kemi politika qeverisëse të cilat nuk janë krijuese, por janë shpenzuese. Në vend kemi një mirëmbajtje qeverisëse. Nuk kemi politika, të cilat kanë vizion se si duhet të zhvillohen me sukses", tha Haradinaj inë Kuvendin e pestë zgjedhor të Aleancës së gruas së Kosovës .

Haradinaj ka shtuar se aktutalisht në Kosovë nuk ka politika që kanë zgjidh probleme dhe që japin plan të qartë se si duhet të përmbyllet faza tranzitore dhe se si duhet përmbyllur punën misionet ndërkombëtare, siç është në këtë raste EULEX-i, por siç tha ai "diskutohet se si duhet filluar punën këto misione".

Sipas Haradinjt, qeverisja aktuale ndër të tjera, nuk ka politika se si të bëhet integrimi i pakicave, në veçanti pakicat serbe, si dhe nuk ka politika të qarta se si të krijohen vlera të reja ekonomike në vend.
XS
SM
MD
LG