Ndërlidhjet

Thaçi: Nuk do pranojmë planin 6-pikësh të OKB


Kosova nuk do të pranojë planin 6 pikësh të Kombeve të Bashkuara, por vetëm shtrirjen e misionit te EULEX-it në tërë teritorin e Kosovës, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në Shkup i cili së bashku me kryeministrin shqiptar Sali Berisha kanë marrë pjesë në manifestimet kushtuar 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Edhe kryeministri Berisha ka thënë se çdo projekt që krijon përshtypjen se Kosova mund të ndahet, është destabiliziues për vendet e rajonit.

Kryeministri Thaçi githashtu paralajmëroi vendosjen e marrëdhenieve dypalëshe mes Prishtinës dhe Shkupit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG