Ndërlidhjet

Takimi i fundit Bush-Olmert


Presidenti amerikan, George Bush, dhe kryeministri izraelit, Ehud Olmert, takohen sot në Shtëpinë e Bardhë.

Ky mund të jetë takimi i fundit para se Bush të lë zyrën në janar.

Olmert gjithashtu pritet të largohet në shkurt, pas akuzave për korrupsion.

Bisedimet do të fokusohen në programin bërthamor të Iranit.

Izraeli, sikurse Shtetet e Bashkuara, akuzojnë Teheranin se tenton fshehtas të ndërtojë armë bërthamore, akuzë kjo që kundërshtohet nga Irani.

Bush dhe Olmert do të diskutojnë edhe bisedimet e paqes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG