Ndërlidhjet

Miliband: Irani të ndërpresë programet bërthamore


Programet bërthamore të Iranit paraqesin kërcënim të menjëhershëm për Lindjen e Mesme dhe pjesën tjetër të botës, tha David Miliband.

Shefi i diplomacisë britanike shtoi se Irani duhet të ndërpresë programet për pasurimin e uraniumit ose rrezikon "izolim dhe përballje" të mëtejshme me bashkësinë ndërkombëtare.

Irani i hodhi poshtë komentet e Milibandit duke thënë se ato tregojnë "lidhjen e tij të fortë me cionistët".

Ministri i jashtëm britanik i bëri deklaratat e mësipërme gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.
XS
SM
MD
LG