Ndërlidhjet

Craddock: Shpresoj rritje të trupave në Afganistan


"Shpresoj që planet amerikane për të dërguar më shumë trupa në Afganistan të motivojnë vendet e tjera anëtare të Aleancës të bëjnë të njëjtën gjë", tha komandanti i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali John Craddock.

Administrata Bush ka bërë publike planet për dërgimin e 5000 ushtarëve shtesë në Afganistan gjatë muajit janar.

Craddock shtoi se kryengritja e talibanëve po bëhet gjithnjë "e më vdekjeprurëse", derisa dhuna këtë vit ka njohur rritje me 40%.

Aktualisht janë rreth 65 mijë trupa ndërkombëtare në Afganistan, 32 mijë nga të cilat janë amerikane.
XS
SM
MD
LG