Ndërlidhjet

OKB: Kosova dhe Serbia do të bashkëpunojnë me EULEX-in


Kosova dhe Serbia do të bashkëpunojnë me misionin e policisë dhe gjyqësisë të Bashkimit Evropian, të cilin Brukseli shpreson ta vendosë në Kosovë në fillim të muajit të ardhshëm, thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Siç njofton agjencia Reuters, Ban Ki Moon thotë në raport se Kosova e ka kundërshtuar planin e tij gjashtëpikësh për vendosjen e EULEX-it, të cilin Serbia e ka pranuar.

Megjithatë, sipas raportit, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me EULEX-in.

Ban ka udhëzuar personelin e Kombeve të Bashkuara të përgatitet që EULEX-i të rrisë rolin operacional në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG