Ndërlidhjet

Jeremiq: EULEX-i definohet neutral


Serbia ende nuk ka marrë raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, por, sipas informatave të cilat i disponon, në të është përfshirë marrëveshja e Beogradit dhe OKB-së në gjashtë pika dhe definimi i qartë i EULEX-it me mision neutral sa i përket statusit, ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq.

Mospajtimi i palës shqiptare me këtë plan është konstatuar në aneksin e raportit, ka thënë Vuk Jeremiq, pas bisedimeve që i ka zhvilluar me homologun portugez, Luis Amado.

Jeremiq gjithashtu ka thënë se ende nuk dihet se kur do të debatojë Këshilli i Sgurimit për raportin e Ban Ki Moon-it, por ka shtuar se kjo mund të ndodhë këtë javë.
XS
SM
MD
LG