Ndërlidhjet

SHBA: Mediat thonë se Gates mbetet në postin aktual


Sipas raporteve në mediat në Shtetet e Bashkuara, sekretari aktual i Mbrojtjes, Robert Gates, do të mbetet në këtë post edhe në administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur, Barack Obama.

Sipas këtyre raporteve, sekretari Gates do të mbetej në këtë post së paku gjatë vitit të parë të presidencës së zotit Obama.

Robert Gates, para dy vjetësh, u emërua nga presidenti George Bush dhe ka mbikëqyrur ndryshimin në strategjinë në Irak.
XS
SM
MD
LG