Ndërlidhjet

Vazhdon drama e pengjeve në hotelet e Indisë


Policia lokale ka njoftuar se kriza e pengjeve në një nga hotelet e Mumbait ka përfunduar.

Sipas policisë, personat e armatosur ende besohet se mbajnë pengje në një hotel tjetër.

Më herët u njoftua se deri në 200 njerëz mbaheshin peng nga 12 militantë brenda hotelit.

Nga sulmet e armatosura në Mumbai të Indisë humbën jetën të paktën 80 persona, ndërkaq rreth 200 të tjerë u plagosën.

Agjencia Reuters njoftoi se numri i të vdekurve është 100.

Sulmet u kryen në hotele, stacione të trenit dhe spitale.

Një grup jo shumë i njohur islamik, mori përgjegjësinë për sulmet.

Një dëshmitar tha se personat e armatosur kishin në shënjestër shtetasit britanikë dhe amerikanë.

Sulmet u dënuan nga presidenti amerikan, George Bush, ai i zgjedhur Barack Obama, presidenti rus, Medvedev, si dhe liderë të tjerë botërorë.
XS
SM
MD
LG