Ndërlidhjet

Kermabon: EULEX-i i gatshëm të nisë punën


Misioni i EULEX-it do të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, ka thënë sot në Prishtinë shefi i këtij misioni, Yves de Kermabon.

Ai tha se EULEX-i e ka bazën komanduese në Bruksel, por, meqë se edhe ky mision do të mbështetet në Rezolutën 1244, raportet e tij për punën e EULEX-it do t'i adresohen edhe Nju Jorkut.

Kermabon tha se misioni i BE-së është i gatshëm të nisë punën në fushat e policisë, gjykatave dhe doganave.

"E di se ka mospajtime rreth gjashtëpikëshit ndërmjet Prishtinës e Beogradit, por ne jemi të gatshëm që mbi bazat e agjendës dhe planit të veprimit të përbashkët ta përmbushim misionin tonë", tha Kermabon.

Mbi 2 mijë policë, prokurorë, gjykatës dhe doganierë ndërkombëtarë pritet të fillojnë punën nga 2 dhjetori.

Këshilli i Sigurimit ka aprovuar tashmë raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon, me të cilin, mes tjerash, UNMIK-u parashihet t'ia dorëzojë autorizimet EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit.
XS
SM
MD
LG