Ndërlidhjet

Beograd: Mirëpritet mbështetja e OKB-së për EULEX-in


Mbështetja nga ana e Kombeve të Bashkuara për planin për vendosjen e misionit EULEX në Kosovë, është mirëpritur nga zyrtarët e lartë të Serbisë.

Kryeministri Mirko Cvetkoviq tha se "pranimin e raportit të Ban Ki Moonit e shohim me kënaqësi të madhe" dhe shtoi se "ky vendim është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve në rajon".

Zëvendës kryeministri Ivica Daqiç tha se "për të parën herë, pas shumë vitesh, Këshilli i Sigurimit ka marrë një vendim që nuk është në kundërshtim me interesat e Serbisë, e që është konfirmuar edhe me faktin se shqiptarët e Kosovës janë kundër tij".
XS
SM
MD
LG