Ndërlidhjet

Medvedev mirëpret qëndrimin e SHBA-ve


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka mirëpritur vendimin nga ana e Shteteve të Bashkuara, që të mos e shtyjë përpara çështjen e dhënies së statusuit të kandidatit për anëtarësim në NATO për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, në takimin e ardhshëm të aleancës.

"Jam i kënaqur që mbizotëroi arsyeja, fatkeqësisht në fund të administratës aktuale amerikane. Por kjo të paktën e përcakton gjendjen aktuale. Pavarësisht nëse amerikanët i vunë veshin evropianëve apo dikujt tjetër, kryesorja është se kjo ide më nuk do të ndiqet me aq furi dhe pakuptimësi, siç ishte ndjekur deri vonë", tha Medvedev gjatë vizitës së tij në Kubë.

Më herët, këtë javë, sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, paralajmëroi se ajo nuk do të kërkojë miratimin e Planit Aksional për Anëtarësim për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, në takimin e NATO-s, që mbahet javën e ardhshme në Bruksel.
XS
SM
MD
LG