Ndërlidhjet

Mumbai: Numri i të vrarëve arriti në 143


Komandot e Indisë i kanë vazhduar operacionet për përfundimin e krizës me terroristët në Mumbai.

Policia thotë se janë gjetur edhe 24 trupa të pajetë, të vrarë nga sulmet e militantëve në Mumbai, gjatë dy ditëve të kaluara.

Kështu, numri i të vrarëve arriti në së paku 143.

Po ashtu raportohet se forcat e sigurisë kanë liruar afro 30 persona, përfshirë edhe të jashtëm, në hotelin luksoz, Oberoj.

Komandot ende po kërkojnë së paku një militant dhe personat e zënë peng në hotelin tjetër, Taj Mahal, në Mumbai.
XS
SM
MD
LG