Ndërlidhjet

BE i jep mbështetje misionit EULEX


Vendet anëtare të BE-së e kanë përshëndetur sot "mbështetjen unanime" të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vendosjen e misionit EULEX në Kosovë dhe rikonfigurimin e UNMIK-ut.

Në komunikatën e lëshuar në emër të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nga kryesuesja e unionit, Franca, "ritheksohet rëndësia që BE-ja i kushton stabilitetit të rajonit" dhe "theksohet mbështetja e plotë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor".
XS
SM
MD
LG