Ndërlidhjet

Kubë: Medvedev takon Fidel Castron


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev u takua me ish liderin e Kubës Fidel Castro, ndërkohë që dy aleatët nga Lufta e Ftohtë po i forcojnë marrëdhëniet e tyre.

Pas mbërritjes në Havana, Medvedev fillimisht u takua me presidentin Raul Castro.

Televizioni shtetëror i Kubës njoftoi se dy liderët kanë rënë dakord për rëndësinë e vazhdimit të ringjalljes së lidhjeve ndërmjet Kubës dhe Rusisë, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Rusia dhe Kuba pritet të diskutojnë edhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Kuba është ndalesa e fundit e Medvedev në vendet e Amerikës Latine.
XS
SM
MD
LG