Ndërlidhjet

India vlerëson dëmet pas sulmeve terroriste


India po bën vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmet terroriste dhe tre ditët e përleshjeve me autorët e këtyre sulmeve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se kanë vënë nën kontroll hotelin Taxh Mahall pasi kanë vrarë tre personat e armatosur që vazhdonin përleshjen me forcat e sigurisë.

Së paku 155 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe mbi 300 janë palgosur nga sulmet në fjalë. Në mesin e viktimave shumica janë qytetarë të Indisë kurse 20 nga viktimat e identifikuara deri tani janë të huaj. Mes 20 të huajve ka amerikanë, izraelitë, australianë, francezë e të tjerë.

Autoritetet ende po përpiqen të identifikojnë autorët e sulmit. Ministri i jashtëm i Indisë ka akuzuar "elementë" në Pakistanin fqinj si autorë të sulmeve. Qeveria pakistaneze ka hedhur poshtë çdo përfshirje në sulmet në fjalë.
XS
SM
MD
LG