Ndërlidhjet

Ahmadinejad: Perëndimi fajtor për krizën financiare


Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, sot ka fajësuar Perëndimin për krizën globale financiare, duke thënë se vendet e tjera ishin tërhequr në të për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të Perëndimit.

Gjatë fjalimit të tij në në Konferencë për ndihma të OKB-së në Doha të Katarit, ai tha se liderët e Perëndimit "po përpiqen ta zgjerojnë krizën e tyre te pjesa tjetër e globit, për ta paraqitur atë si globale".

Irani, vazhdon të ballafaqohet me sanksionet e Perrëndimit lidhur me programin e tij bërthamor të kontestuar.

Sipas Bankës Botërore, vlerësohet se 40 milionë njerëz do të futen në varfëri gjatë vitit 2009, si pasoj e krizës globale financiare.
XS
SM
MD
LG