Ndërlidhjet

Haradinaj rizgjedhet kryetar i AAK-së


Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Delegatët e AAK-së me shumicë votash vendosën që ish-kryeministri i Kosovës të kryesojë partinë edhe për mandatin e radhës.

"Edhe një herë rikonfirmoj se unë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jemi në shërbim të vendit dhe të interesave vitale të shoqërisë sonë", tha Haradinaj.

Në Kuvendin e pestë zgjedhor të AAK-së, partisë edhe zyrtarisht iu bashkua publicisti Blerim Shala, ish-koordinator i ekipit të Unitetit. Në fjalimin e tij të parë si pjesë e subjektit politik AAK, Shala adresoi një mori kritikash për institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

"Rinkofigurimi i UNMIK-ut po shndërrohet në deformim të pranisë së Bashkimit evropian në Kosovë, në dekompozim të shtetit të Kosovës dhe në dëmtim të kufijve të Kosovës...Nuk ka ardhmëri për qytetarët e Kosovës pa e bërë Kosovën shtet stabil, të qëndrueshëm; pa e bërë shtetin e Kosovës një vlerë politike në rajon dhe më gjerë", tha Shala.

Kuvendi zgjedhor i AAK-së pritet që gjatë ditës të zgjedhë dhe Këshillin Drejtues të partisë.
XS
SM
MD
LG