Ndërlidhjet

Bush e dërgon sekretaren Rice në Indi


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, do të dërgojë sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice, në Indi, për të demonstruar solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me Indinë pas sulmeve terroriste në Mumbai, që lanë të vdekur 170 persona, përfshirë gjashtë amerikanë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Rice do të arrijë në Nju Delhi të mërkurën, pas vizitës në Londër dhe në samitin e NATO-s nesër në Bruksel.

Sekretarja Rice deklaroi sot se Pakistani duhet të tregojë bashkëpunimin e plotë me Indinë për të hetuar sulmet e javës së kaluar.

XS
SM
MD
LG