Ndërlidhjet

Obama emëron sot ekipin e sigurisë


Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Barack Obama, sot do të shpallë ekipin e tij të sigurisë, ku si sekretare e Shtetit pritet të përfshihet Hillary Clinton.

Zyra e Obamës njoftoi se ai do t'i bëjë publikë emrat e ekipit të tij të sigurisë në një konferencë për shtyp në Chicago.

Mediat amerikane kanë raportuar se Obama pritet ta mbajë sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gates, në krye të Pentagonit, ndërsa këshilltar për Siguri Kombëtare do ta emërojë gjeneralin James Jones, ish-komandant suprem i NATO-s.

Raportet thonë se Obama gjithashtu pritet të emërojë guvernatoren e Arizonës, Janet Napolitano, në postin e Sekretares për Sigurinë e Atdheut, dhe ish- ndihmëssekretaren e Shtetit, Susan Rice, si ambasadore në Kombet e Bashkuara.

Vetë Barack Obama do të bëjë betimin më 20 janar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG