Ndërlidhjet

Indi: Partia në pushtet akuzon Pakistanin


Partia në pushtet në Indi tha se do të merren "aksione të ashpra" kundër Pakistanit pas sulmeve të javës së kaluar në Mumbai, që lanë më shumë se 170 të vdekur.

Jayanti Natarajan, zëdhënëse e Partisë së Kongresit tha se çdo përgjigje do të "shqyrtohet me kujdes", por shtoi se Pakistanit duhet t'i dërgohet "mesazh i ashpër".

Po sot, sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice i bëri thirrje Islamabadit që të bashkëpunojë ngushtë me hetimet në Indi.

"Kuptohet, kjo është kohë kur secili në botën e qytetëruar duhet të bashkohet, jo vetëm në dënimin e këtyre sulmeve terroriste por edhe në përkushtimin që ata që kryen sulmet të sillen para drejtësisë", tha Rice.

India thotë se të gjithë militantët e dyshuar, të cilët i kryen sulmet, ishin nga Pakistani dhe besohet se i përkasin grupit Lashkar-e-Taiba.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari i ka bërë thirrje Indisë të mos e ndëshkojë Pakistanin si kundërmasë ndaj sulmeve.
XS
SM
MD
LG