Ndërlidhjet

Rice: Ukraina, Gjeorgjia në NATO kur të jenë gati


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice tha se Ukraina dhe Gjeorgjia më në fund do të bëhen anëtare të NATO-s, por ato kanë një "rrugë të gjatë përpara për t'i përmbushur kriteret e anëtarësimit.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë gjermane Thomas Steg tha se "shumë vende mendojnë se Gjeoprgjia dhe Ukraina nuk kanë bërë progres të mjaftueshëm madje as që të merren parasysh për Planin Aksional të Anëtarësimti".

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s takohen të martën në Bruksel, por diplomatët thonë se ata me siguri do të zbrapsen nga planet që t'i ofruar Ukrainës dhe Gjeorgjisë anëtarësim në planin aksional, që është periudhë kalimtare para anëtarësimit të plotë.

Rusia e kundërshton fuqishëm anëtarësimin e dy ish republikave sovjetike në NATO.
XS
SM
MD
LG