Ndërlidhjet

Paneli: Recesioni në SHBA filloi në dhjetor, 2007


Një panel i kërkuesve tha se ekonomia amerikane ka qenë në recesion që nga dhjetori i vitit 2007.

Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike tha se akademikët e saj, të cilët i analizojnë ciklet e biznesit, e bënë këtë konkludim sot në një konferencë në Uashington.

Recesioni zakonisht përcaktohet si rënie e Bruto Prodhimit Shoqëror në dy tremujorë radhazi.

Por paneli këtë e ka përcaktuar ndryshe, duke marrë parasysh faktorët tjerë, përfshirë papunësinë dhe të ardhurat.

Paneli tha se ekonomia e ka arritur kulmin e vet të aktivitetit në dhjetor, 2007, që shënoi përfundimin e ekspanzionit dhe fillimin e recesionit.
XS
SM
MD
LG