Ndërlidhjet

Japoni: Shënohet rënie e bursave


Aksionet e bursës në Japoni kanë rënë më shumë se 5 përqind sot pas konfirmimit formal se Shtetet e Bashkuara janë në recension. Një panel i kërkuesve tha se ekonomia amerikane ka qenë në recesion që nga dhjetori i vitit 2007.

Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike tha se akademikët e saj, të cilët i analizojnë ciklet e biznesit, e bënë këtë konkludim në një konferencë në Uashington.

Recesioni zakonisht përcaktohet si rënie e Bruto Prodhimit Shoqëror në dy tremujorë radhazi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG