Ndërlidhjet

Protestë në Prishtinë


Në Prishtinë, ka filuar protesta me moton "Kundër gjashtëpikëshit – Për sovranitet", protestë kjo e thirrur nga një numër organizatash joqeveritare.

Marshuta e protestuesve niset nga Biblioteka Kombëtare në qendër të Prishtinës dhe përfundon tek sela e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Organizatorët kanë thënë se protesta organizohet në shenjë kundërshtimi me rrethanat në të cilat do të fillojë funksionalizimi i EULEX-it, duke shprehur kundërshtimin e tyre me, siç thonë ata, përmbushjen e kushteve të cilat i ka caktuar Beogradi në këtë drejtim.
XS
SM
MD
LG