Ndërlidhjet

NATO-ja gradualisht i vazhdon kontaktet me Rusinë


Aleatët e NATO-s janë pajtuar që gradualisht t'i vazhdojnë kontaktet me Rusinë, që ishin pezulluar pas ndërhyrjes së saj në Gjeorgji gjatë muajit gusht.

Këtë e shpalli sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer, pas takimit të ministrave të jashtëm të aleancës në Bruksel:

- Ky riangazhim gradual sigurisht nuk do të thotë se ne tash papritmas po pajtohemi me Rusinë lidhur me përdorimin joproporcional të forcës në Kaukaz dhe me njohjen ilegale të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, tha sekretari Scheffer.

Në një konferencë të ndarë për gazetarë, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, foli lidhur me qëndrimin e aleatëve të NATO-s ndaj Rusisë:

- Ne poashtu, nëpërmjet të unitetit tonë, esencialisht i kemi hedhur poshtë objektivat strategjike të Rusisë. Qeveria Gjeorgjiane është e padëmtuar, demokracia në Gjeorgji është e padëmtuar, ekonomia e Gjeorgjisë po rimëkëmbet. Po, Rusia po qëndron në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi me mbështetjen e Nikaraguas dhe të Hamasit, tha Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG